zoom

Lajme

Rama tallet me shqiptarët: Të kishim kamera inteligjente në Rinas, do ishte zbardhur atentati ndaj Gilmando Danit

Rama tallet me shqiptarët: Të kishim kamera inteligjente në Rinas, do ishte zbardhur atentati ndaj Gilmando Danit

Kryeministri Edi Rama gjatë dëgjesës me banorët e njësisë numër 3 tha se brenda mandatit i gjithë vendi do të monitorohet me sistemin e kamerave inteligjente, mjete që sipas tij do parandalojnë dhe krimin në vend.

Rama tha se nëse ky sistem do ishte aktiv, do të ishte parandaluar atentati në Rinas.

“Ajo ngjarja e Rinasit që ndodhi do ishte zbardhur kohë reale. Në momentin që ai sistem funksionon, parandalon në mënyrë jashtëzakonisht efikase, të gjitha llojet e shkeljeve që lidhen me rendin, qetësinë, respektimin e rregullave, nga rregullat e qarkullimit, tek rregullat e bashkëjetesës në një lagje. Brenda këtij mandati do ta kemi këtë sistem”, tha Rama.

Për ngjarjen, Rama u pyet pak ditë më parë nga gazetari Sokol Balla, i cili propozonte reformë të thellë për uniformat blu. Kryeministri e “refuzoi” reformën duke thënë se policia ka bërë progres dhe e vetmja gjë që i mungon janë kamerat inteligjente rrugës./ Zoom.al

Postime të lidhura