zoom

Lajme

“Dikush po na vëzhgon!”- Projekti i fundit i Ramës e kthen Shqipërinë në një “Big Brother” me kamera në çdo cep rruge!

“Dikush po na vëzhgon!”- Projekti i fundit i Ramës e kthen Shqipërinë në një “Big Brother” me kamera në çdo cep rruge!

Me projektin “Smart City”, Shqipëria po shkon drejt një modeli survejimi masiv që i ngjan më shumë një reality show-i sesa një shteti me rend dhe siguri. Për 118.5 milionë euro, qytetarët shqiptarë do të financojnë instalimin e kamerave inteligjente në çdo cep të vendit, jo më shumë për të ndjekur krimin e organizuar, se sa për të kapur ata që hedhin plehra në rrugë apo kanosje të ngjashme.

Marrëveshja e firmosur këtë të premte në Tiranë mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë arabe Presight AI u prezantua nga kryeministri Edi Rama si një hap i domosdoshëm drejt sigurisë publike. Por pas fjalëve për luftë kundër krimit, duket se fshihet një projekt që zgjeron kontrollin shtetëror mbi jetën e përditshme të qytetarëve dhe hap debate serioze mbi privatësinë dhe liritë themelore.

Edhe kriminaliteti në shkolla ka gjetur tashmë një “armik” të ri. Pas fajësimit të TikTok, sot sipas kryeministrit, fajin e ka mungesa e kamerave dhe prandaj ato do të vendosen brenda klasave, duke e kthyer shkollën nga hapësirë edukimi në ambient survejimi.

Sipas deklarimeve zyrtare, kamerat do të shtrihen në rrugë, sheshe, institucione publike dhe shkolla, duke krijuar një rrjet vëzhgimi të pandërprerë. Ndërkohë, qeveria falënderon palën arabe për “mundësinë” e ofruar, ndërsa barra financiare prej rreth 120 milionë eurosh bie mbi taksapaguesit shqiptarë.

Postime të lidhura