zoom

Lajme

Rama për Veliajn: Edhe pse dhemb, jemi krenarë për punën e drejtësisë!

Rama për Veliajn: Edhe pse dhemb, jemi krenarë për punën e drejtësisë!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit mbi drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se për disa njerëz është e vështirë të shohin persona që dikur ishin pjesë e shoqërisë, tani në duart e drejtësisë.

Megjithatë, ai theksoi se ky është rezultat i një procesi të ri, i cili më parë ishte i pamundur, duke bërë që gjëra dikur të paimagjinueshme të kthehen në realitet.

“Ne duhet të jemi krenarë, jo kokulur, për faktin, që përtej dhimbjes personale për arsye njerëzore se nuk na vjen mirë të shohim dikë që deri dje ka qenë mes nesh, ndërsa sot është në duart e drejtësisë. Por ama nuk ndodhte kjo kurrë nëse nuk do e kishim hapur ne këtë kapak,” tha Rama.

Postime të lidhura