zoom

Lajme

Rama emëron Kryeinspektor të Përgjithshëm ish-deputetin e Partisë Demokratike, Dashnor Sula

Rama emëron Kryeinspektor të Përgjithshëm ish-deputetin e Partisë Demokratike, Dashnor Sula

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm, duke pasuar në këtë post Shkëlqim Hajdarin.

Për pozicionin në fjalë ishte bërë shpallja e vendit vakant pas dorëheqjes së Hajdarit, i cili është emëruar prefekt i Tiranës. Pas aplikimit, Dashnor Sula ka rezultuar kandidati i parë mes rivalëve të tjerë.

Distancimi i Sulës me Partinë Demokratike nisi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pasi Sali Berisha nuk e përfshiu në listën e deputetëve dhe pas qëndrimeve të kundërta, Berisha e akuzoi se ishte “blerë” nga kryeministri Edi Rama.

Postime të lidhura