zoom

Lajme

Rama quan Dash Sulën “gjel deti”: Është i lirë në fushat e Peqinit

Rama quan Dash Sulën “gjel deti”: Është i lirë në fushat e Peqinit

Kryeministri Edi Rama komentoi këtë të premte sërish largimin e Dashnor Sulës nga listat e Partisë Demokratike për kandidatët për deputetë.

Rama tha se me vendimin për ta lënë jashtë listave të mbyllura dhe për ta larguar më pas nga gara, PD i bëri nder Partisë Socialiste sepse Dash Sula është një kundërshtar i vështirë.

Edi Rama e quan Dashnor Sulën “gjel deti” dhe shton se sot ai është i lirë në fushat e Peqinit.

“Një nga deputetët tuaj në kuvend do të jetë Bora por mos harroni që 4 vite më parë ajo ishte si një prej jush që konkurruan përmes platformës deputeti që duam dhe që nuk shkoi në Kuvend. Megjithatë, filloi një rrugëtim dhe sot ajo vjen pas një eksperience në një rrugë të filluar nga një aplikim. Kalimin e stafetës nga një gjeneratë te tjera. Dash Sula që unë i them Gjeli i Detit, fitoi primaret. Dash Sula është, po i thoja qëparë, unë Dash Sulen do hiqja se është më i vështiri dhe më i lodhshmi kur del atje. Nuk mundet ta mbante dot këneta, më vjen mirë që s’do jetë në Parlament dhe nuk ka gjë më të ëmbël kur kundërshtarin më të vështirë ta vret kundërshtari vet. Kjo për të thënë që heqja e tij dhe disa të tjerëve, siç ishte rasti i Kavajës që nuk figuron në listë fare. Njerëz me vota, ça tregojnë ato në tërësinë tyre. Pse i hoqën, sepse ne kemi bërë një listë dhe kemi paraqitur një skuadër për të qeverisur sot dhe për të siguruar që Shqipëria është në duart e sigurta. Dash Sula është hequr jo për 11 majin, por për 12 majin dhe njerëz që mund të ishin rrezik. Dashi sa e kishte në gurmaz, shpëtoi fluturoi dhe është i lirë në fushat e Peqinit”, tha Rama. Zoom.al

Postime të lidhura