Aplikacion
Dashnor Sula reagoi sërish për vendimin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha për ta lënë jashtë listave të kandidatëve për deputetë.
Ai sulmoi Berishën, duke e akuzuar se nuk mori parasysh procesin e primareve për emrin e tij, ndërsa shtoi se ai u hoq nga listat për shkak të qasjes së tij pro-SPAK.
“Primaret e PD në Elbasan👎
Kandidatja grua më e votuar në primaret e PD në Elbasan u fut në listë të mbyllur edhe për shkak të kuotës gjinore të parashikuar nga kodi zgjedhor. Ndërsa kandidati “SPAKIST” më i votuari i qarkut të Elbasanit në Primaret e PD, jo vetëm që nuk u vendos në listën e mbyllur, por as nuk u llogarit fare në listën e hapur.
Demokratëve iu premtua se lista e kandidatëve për deputet do i lihej vullnetit të tyre. Demokratët folën me votë në primare. Por interesi i demokratëve nuk përkon me interesin e atyre që firmosin listën finale.
Në listën e mbyllur të PD janë ata të cilët antarësia e Partisë Demokratike nuk i votbesoi për të qenë të parët në këtë garë.
🥂Për Primaret Madhështore”, tha Dashnor Sula në rrjetet sociale.
Pasi u tërhoq nga gara për PD, ai u bë fillimisht pjesë e listës së partisë së Adriatik Lapajt. Por më pas u largua edhe nga kjo parti, duke akuzuar se është zgjatim i Partisë Demokratike./ Zoom.al