zoom

Lajme

RAMA 4! Kryeministri takim me ministrat. Pret në zyrë edhe Behxhet Pacollin

RAMA 4! Kryeministri takim me ministrat. Pret në zyrë edhe Behxhet Pacollin

Në pritje të qeverisë së katërt, kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë këshillin e ministrave.

Mësohet se Rama ka diskutuar me të vetët më shumë sesa për emra të përveçëm, për strukturën e re të Komisomeve Parlamentare, pasi socialistët do të propozojnë që të ketë ndryshime.

Socialistët synojnë që me legjislaturën e re të kemi 11 komisione të përhershme parlamentare. Edhe komisioni Antikorrupsion i zotit Xhafaj do të propozohet nga mazhoranca që të jetë i përhershëm, por të njëjtin fat nuk do ta ketë Komisioni i Dezinformimit, që është drejtuar nga Erion Braçe.

Nga burime brenda PS mësohet se ideja për ndarjen e re të Komisioneve dhe për të shtuar numrin e tyre ka të bëjë me negociatat e grupkapitujve, sepse duhet t’i shkojë për shtat negociatave me BE-në. Për të bërë realitet këtë propozim të socialistëve duhet të ndryshohet edhe rregullorja e Kuvendit.

Në mesditë në Kryeministri ka hyrë edhe ish-Presidenti i Kosovës, biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli, kompania e të cilit është duke ndërtuar aeroportin e Vlorës./Zoom.al

Postime të lidhura