Aplikacion
Për të dytën ditë me radhë, qindra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë mbushur rrugët e Tiranës për të kundërshtuar projektin në Zvërnec.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, grumbullimi i protestuesve nisi në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” dhe pasi u bënë të shumtë në numër, ata marshuan e ndaluan te Ministria e Brendshme.

Pa podium, vetëm me megafon, protestuesit kërkojnë të anulohet projekti në Zvërnec, për të cilin thonë se po bëhet në tokë të mbrojtur.
Ata brohorasin të hiqet gardhi rrethues në Zvërnec dhe kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, duke shtuar se nëse sot lejojnë projektin në Zvërnec, nesër do të grabitet e gjithë Shqipëria.

“Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, brohorasin ata njëzëri. Gjatë marshimit, këngët që luhen janë patriotike, për të treguar se qëllimi është për të mbrojtur Shqipërinë
Ndërkohë, një prej qytetarëve zgjodhi të rrethojë Ministrinë e Brendshme me tel metalik, si simbolikë për rrethimin në Zvërnec.
Pjesë e protestës janë bërë për pak minuta edhe turistë të huaj./ Zoom.al
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës