zoom

Lajme

Puthje mes aktorit dhe këngëtares te “Ferma VIP”, çfarë ndodhi dhe reagimet

Puthje mes aktorit dhe këngëtares te “Ferma VIP”, çfarë ndodhi dhe reagimet

Aktori Albano Bogdo dhe këngëtarja Baby G kanë shprehur hapur ndjenjat për njëri-tjetrin gjatë kësaj jave. Mes dyshes, ka një pëlqim dhe ndjenjë, që deri më tani është mbajtur e fshehtë e me sa duket tashmë kanë vendosur të flasin hapur.

Por pasi panë klipin me diskutimet dhe momentet e tyre, ata u shprehën se janë vetëm shokë dhe gjithçka e kanë bërë për lojë.

Një klip u shfaq ku dy fermerët dukeshin shumë të afërt me njeri-tjetrin, madje një puthje duket se ka ndodhur mes tyre.

“Ishte në spektaklin kur unë doja të largohesha, edhe Baby G erdhi pas meje të më qëndronte afër. Kishim pirë pak, po qeshnim”, tha Albano pasi pa klipin me momentet e tyre larg fermerëve të tjerë.

Moderatorja Fjoralba Ponari u komunikoi se të dy fermerët do të qëndrojnë tek “Fakirët”, kjo pasi do të dënohen për shkak se kanë folur anglisht. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura