zoom

Lajme

“Këtu është bordello!”, deklarata e Robert Aliaj revolton Albanon, debate të forta te “Ferma VIP”

Nuk mungojnë përplasjet dhe bisedat e forta as në spektaklin “Ferma VIP”. Një debat i nisur mes Robert Aliajt dhe Dijonisit agravoi më tej, pasi ndërhyri edhe Albano.

Pasi Roberti tha se nuk është dele, Albano e pyeti nëse ai ndihet si ujk në fermë dhe të tjerët janë bagëti. Më tej Albano i kërkoi shpjegim Robertit për deklaratën që ai bëri në mëngjes.

Pjesë nga debati:

Albano: Çdo të thotë? Meqë na përgjithësove?

Roberti: Nuk ju përgjithësova unë, pse e përfshini veten?

Albano: Na the kur ishim të gjithë në mëngjes, bordello.

Dijonisi: Nuk e paskam dëgjuar këtë pjesë. Kush është bordello?

Albano: Këtu nuk është familje, është bordello.

Roberti: A mund të futemi pak brenda?

Albano: Pse? Ne po diskutojmë këtu.

Roberti: Kam ftohtë, më do qejfi.

Albano: Tani na e shpjego, ç’ishte kjo? Ka femra këtu, ka burra.

Roberti: Ku prekesh ti nga gjërat që ndodhin në këtë shtëpi?

Roberti u fut brenda, ndërsa fermerët e ndoqën nga pas, duke i kërkuar sqarime për deklaratën e tij. /ZOOM.AL/