Aplikacion
Partia Socialiste ka dalë hapur në mbrojtje të Belinda Ballukut, duke u rreshtuar kundër dhënies së autorizimit për arrestimin e saj.
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve, mazhoranca bëri të qartë se nuk do të mbështesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes socialiste.
Deklarata u bë nga kreu i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla, i cili theksoi se socialistët nuk bien dakord me propozimin e opozitës për autorizimin e arrestimit, duke e justifikuar këtë qëndrim me parimin e prezumimit të pafajësisë.
Sipas Ballës, diskutimet në Këshillin e Mandateve kanë treguar se, në mungesë të një vendimi përfundimtar të gjykatës, nuk ka arsye që Kuvendi të lejojë arrestimin e Ballukut. Ai pranoi se qëndrimi i PS është i ndryshëm nga ai i opozitës, e cila kërkon arrestimin e menjëhershëm të saj.
Mazhoranca socialiste bëri të ditur se do të hartojë një raport të veçantë, i cili do të paraqitet në seancën plenare të Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ku do të zhvillohet votimi final. Raporti i PS do të përgatitet nga Ulsi Manja, ndërsa opozita do të sjellë raportin e saj paralel.
Në këtë mënyrë, Partia Socialiste po përdor shumicën parlamentare për të penguar arrestimin e Ballukut, duke u pozicionuar si mburojë politike për një nga figurat kyçe të saj, pavarësisht hetimeve penale në vijim.
“Me arsye të plota Kuvendi ka marë kohën e nevojshme për këtë proces pas edhe përfshirjes së Gjykatës Kushtetuese. Diskutimi i sotëm dhe pyetjet e anëtarëve të këshillit ka hedhur dritë mbi elementin thelbësor, prezumimin e pafajësisë.
Askush nuk është i fajshëm sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë të gjykatës. Pala tjetër nuk kishte nevojë për shqyrtim se e kishin marrë vendimin e tyre për qëndrimin. Në rastin tonë, në emër të 5 deputetëve të PS kam informuar këshillin e mandateve se sa i përket propozimit të grupit të PD për dhënien e autorizimit ne nuk ishim dakord me atë mënyrë si është propozuar dhe do kemi një diskutim dhe një informim nga ana ime në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PS.
Nuk e jep autorizimin këshilli, por e jep seanca plenare. Pas atij komunikimi i cili grupi i PS, në përfudnim të këtij procesi sapo kolegu im Ulsi Manja të ketë hartuar plotësisht raportin në emrin e 5 deputetëve tanë, do kemi dy relatorë, zoti Manja do hartojë raportin tonë ndërkohë që PD do sjellë raportin e saj”, tha Taulant Balla pas mbledhjes./ Zoom.al