zoom

Lajme

PD kërkon votë pro në Kuvend për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

PD kërkon votë pro në Kuvend për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Që prej mëngjesit, Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve vijon një mbledhje të gjatë dhe të shoqëruar me debate për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Përfaqësuesit e opozitës në Këshill shprehën qëndrimin e tyre përfundimtar, duke kërkuar që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të votojë në mënyrë unanime në favor të heqjes së imunitetit të Ballukut dhe t’i hapë rrugë arrestimit të saj.

Pesë deputetët e opozitës në Këshillin e Mandateve, përfaqësues të Partia Demokratike, bazuar në dispozitat e Kushtetutës, Kodit të Procedurës Penale dhe Rregullores së Kuvendit, kanë dalë me një rekomandim zyrtar drejtuar seancës plenare.

Sipas këtij qëndrimi, opozita kërkon miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e cila parashikon dhënien e autorizimit nga Kuvendi për zëvendësimin e masave aktuale të sigurisë ndaj Ballukut – ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe pezullimi nga ushtrimi i funksioneve publike – me masa më të rënda, si arrest në burg ose arrest shtëpie.

Qëndrimi i PD

Qëndrimi përfundimtar i 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Imunitetit:

Përfundimisht, 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin,përfaqësues të opozitës, në mbështetje të neneve 73, 95, 103 të Kushtetutës, neneve 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe neneve 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit;
 
R E K O M A N D O J N Ë:
 
Deputetët në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojnë pro, për miratimin e kërkesës nr. 43019Prot., datë 16.12.2025 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur:“Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, për znj. Belinda BALLUKU”, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ku ajo është marrë si e pandehur dhe person nën hetim, për shkak se dyshohet se ka kryer, në mënyrë të përsëritur, veprën penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal./ Zoom.al

Postime të lidhura