Aplikacion
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut pritet të zhvillojnë këtë të hënë një protestë në Shkup, ku do të kërkojnë respektimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet e Fakultetit të Jurisprudencës.
Pak orë para nisjes së tubimit, mediat në RMV raportuan se policia kufitare në pikën e Bllatës, në Dibër, ka ndaluar një autobus me studentë nga Shqipëria, të cilët po udhëtonin drejt Shkupit për t’iu bashkuar protestës.
Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 16:30 para Urës së Gurit në Shkup dhe do të mbahet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zëri”.
Organizatorët kanë bërë të ditur se në këtë tubim do të marrin pjesë studentë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe treva të tjera shqiptare. Ata kërkojnë që provimet universitare të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një të drejtë themelore për studentët shqiptarë./ Zoom.al