Aplikacion
Një grup studentësh janë mbledhur këtë të martë në qendër të Tiranës për të shprehur solidaritetin me studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët prej ditësh kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimet në gjuhën shqipe.

Tubimi po zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, ku të rinjtë mbajnë pankarta dhe mesazhe mbështetëse për shqiptarët në Shkup. Me slogane si “Jemi bashkë”, “Gjuha na lidh përtej kufijve” dhe “Shqiptaria është me Shkupin”, protestuesit kërkojnë respektimin e të drejtave gjuhësore dhe trajtim të barabartë për studentët shqiptarë në RMV.

Pas grumbullimit në qendër të kryeqytetit, pjesëmarrësit nisën marshimin drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.
Ky tubim vjen një javë pas protestës së mbajtur në Shkup nga studentët shqiptarë atje.
Protestuesit marshuan drejt institucioneve shtetërore, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të lejohet të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Studentët thanë se përdorimi i gjuhës amtare në administratë dhe në proceset profesionale është një e drejtë themelore dhe jo çështje politike./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari