Aplikacion
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shtatë të mitur që u arrestuan gjatë protestës së Partisë Demokratike më 10 shkurt pranë Kryeministrisë.
Të miturit janë identifikuar si: Rei Bogdani, Sindrit Peka, Joel Korbi, Kreshnik Kastrati, Zeni Guraj, Daniel Zekaj dhe Oresti Halilaj.
Sipas njoftimit të Policisë, ata akuzohen për veprime të ndryshme penale, përfshirë: goditje për shkak të detyrës; plagosje e rëndë me dashje; prishje e rendit dhe qetësisë publike; shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse; shkatërrim prone me zjarr dhe kundërshtim i punonjësit të rendit publik.
Gjatë protestës pati përplasje mes pjesëmarrësve dhe efektivëve të policisë, ku disa punonjës u plagosën dhe pësuan djegie në trup. Po ashtu, ndihmë mjekësore mori edhe deputeti Bledjon Nallbati, i cili u godit në kokë nga policia./ Zoom.al
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit kallëzohet në polici për kanosjen e zyrtares së lartë