zoom

Aktualitet

Tensione pas protestës/ Qytetarët rrëzojnë barrierat metalike, përplasen me policinë

Tensione pas protestës/ Qytetarët rrëzojnë barrierat metalike, përplasen me policinë

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, protestuesit demokratë hodhën molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës së kryeministrisë.

Kordoni i policisë qëndronte rreth godinës së kryeministrisë, ndërsa një autobot me ujë ndërhyri për të shuar zjarrin dhe për të shpërndarë protestuesit.

Më pas disa nga qytetarët nisin të shkulin barrierat metalike ndërsa vijuan të përplasen me policinë.

Aktualisht një pjesë e protestuesve vijojnë të qëndrojnë përpara kryeministrisë ndërsa nuk dihet se si do të vijojë më tej protesta e organizuar nga PD.

Postime të lidhura