zoom

Të gjitha

Projekt i ri muzikor apo thumb, Romeo Veshaj habit me postimin më të fundit!

Projekt i ri muzikor apo thumb, Romeo Veshaj habit me postimin më të fundit!

Përpos aktrimit dhe moderimit, vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses.

Deri më tani, binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lançuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime.

E jo vetëm së bashku, por dyshja në disa nga projektet e fundit janë ndarë për të sjellë projekte solo ose në bashkëpunim me artistë të tjerë, si rasti i Romeos me Ermal Fejzullahun.

E mesa duket mund të kemi të tjera surpriza nga Romeo, pasi një Instastory i tij nga ngriti dyshimet, ku teksa ka treguar dorën e tij duke mbajtur një shishe dhe gotë vere krahas ka shkruar në gjuhën angleze:

”Gënjeshtar, gënjeshtar, gënjeshtar”.