Aplikacion
Një avion i kompanisë ajrore WizzAir, i nisur nga Venecia dhe me destinacion Shkupin është përballur me probleme serioze gjatë uljes, duke bërë 17 rrotullime mbi aeroportin e Maqedonisë së Veriut pa mundur të prekë tokën.
Airbus A321neo i kompanisë hungareze u përpoq për gati dy orë të ulej, por pa sukses.
Pas 17 rrotullimesh mbi pistë, avioni u drejtua drejt aeroportit të Prishtinës, në Kosovë, ku zbriti pa ndërlikime të tjera.
Sipas kompanisë ajrore, problemi lidhej me motin e keq, edhe pse avionë të tjerë po uleshin dhe ngriheshin në të njëjtën kohë, me një dukshmëri të vlerësuar si maksimale.
Avioni, me 239 vende në bord, kaloi disa herë mbi aeroportin maqedonas në një lartësi shumë të ulët.
Kjo është një shenjë se mund të ketë pasur nevojë për një inspektim vizual nga toka. Këto manovra kryhen zakonisht kur, për shembull, sistemi i uljes ka probleme me hapjen siç duhet./ Zoom.al