Aplikacion
Përafërsisht 400 pasagjerë në dy fluturime të kompanisë “Wizzair” me destinacion Tiranën nga Bolonja dhe Bergamo, zbarkuan në Aeroportin e Brindisit në orën 3:00 të mëngjesit më 7 janar për shkak të motit të keq në aeroportin shqiptar.
Sipas mediave italiane, ky devijim i detyruar emergjent, shkaktoi një protestë, e cila u nxeh gjithnjë e më shumë ndërsa orët kalonin pa marrë asnjë lajm.
Nga informacionet, avionët kanë qëndruar për një kohë të gjatë në ajër në pritje për të kuptuar nëse mund të kryhej ulja në aeroportin shqiptar, për t’u devijuar më pas drejt aeroportit të Brindisit, me karburantin drejt përfundimit.
Situata në Brindisi është bërë e tensionuar në orët e para të mëngjesit, kur pasagjerët e devijuar, të cilët sipas informacioneve të aeroportit janë asistuar menjëherë, kanë thyer portat (gate) dhe janë futur në pistë, duke kërkuar përgjigje të menjëhershme nga kompania ajrore. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e policisë, por sipas informacioneve, të paktën njëqind protestues ndodhen ende në pistë.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit