Aplikacion
“Wizz Air shpreh keqardhje për të konfirmuar se fluturimi nga Berlini për në Tiranë dje u anulua për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit tonë është me rëndësi të madhe, dhe ky vendim u mor në përputhje me protokollet standarde të sigurisë ajrore.
Në përgjigje të anulimit, Wizz Air ofroi akomodim për të gjithë pasagjerët që kishin nevojë; megjithatë, mund të konfirmojmë që asnjë pasagjer nuk kërkoi akomodim.
Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të shkaktuar dhe vlerësojmë mirëkuptimin e pasagjerëve tanë gjatë kësaj kohe”, shkruan WizzAir për Zoom.al.
Por ndryshe nga se thotë kompania ajrore në tentativa për të fshehur keqmenaxhimin, dhjetëra pasagjerë kanë dëshmuar për Zoom.al se kompania u ka sugjeruar të gjejnë akomodim në këmbim të kompensimit.
Por udhëtimi u anullua në mesnatë që e bën shumë më komplekse gjetjen e akomodimit apo fluturimeve zëvëndësuese për pasagjerët shqiptarë.
Veprimet e WizzAir janë në kundërshtim me protokollet ajrore ku nuk parashikohet gjetja e akomodimit nga vetë pasagjerët.
Mosbindje civile në Tiranë/ Protestuesit shpërndahen dhe djegin selinë e PS (VIDEO)