zoom

Slider

Presidenti i federatës serbe i trembet kuqezinjve: Vetëm me Shqipërinë jo në grup…!

Në Serbi nuk duan një sfidë me Shqipërinë. Të paktën kështu është shprehur, presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Dragan Dzajiç, në një intervistë të dhënë së fundmi, ku komentoi edhe shortin e 2 dhjetorit që do të hidhet në Hamburg.

“Cilido që e përcakton shorti do të jetë kundërshtar i vështirë. Nuk mund të them tani që vetëm të mos e kemi Gjermaninë, Spanjën apo Francën. Janë të vështirë, gjithashtu edhe Rumania, Zot mos lejo që të na bjerë Shqipëria. Të gjitha mund të na shkaktojnë probleme” – tha ai ndër të tjera.

Serbia është në vazon e katërt dhe përballja me Shqipërinë është mëse e mundshme, duke pasur parasysh që kuqezinjtë janë në vazon e dytë. Ndoshta një tekë e goglave mund të sjellë një sfidë të tillë, e cila gjithmonë i ka kaluar kufijtë e futbollit. Shorti i “Euro 2024” do të hidhet me datën 2 dhjetor, në orët e pasdites.

Në përballjen e vitit 2014, ndeshja në Beograd u ndërpre dhe Shqipëria i mori tri pikët në CAS, ndërkohë takimi i kthimit në Elbasan Arena një vit më vonë, u fitua nga serbët 2-0. /ZOOM.AL/