zoom

Lajme

Premtimet elektorale të Ramës: Pagë minimale 500 euro dhe pension 400 euro

Premtimet elektorale të Ramës: Pagë minimale 500 euro dhe pension 400 euro

Kryeministri Edi Rama shpalosi këtë të shtunë programin elektoral të Partisë Socialiste, me të cilin do t’iu kërkojë votën qytetarëve më 11 maj në kërkim të një mandati të katërt.

Premtimi elektoral i Ramës është në janar të vitit 2026, pasi qeveria e re socialiste të jetë formuar, do të rrisë pagën minimale në 500 euro.

Po ashtu, kryesocialisti bëri pjesë të premtimeve edhe rritjen e pensionit në 400 euro deri në vitin 2030.

“Paga minimale ishte 175 euro, shkoi 400 euro në 2024, ndërsa në Janar të vitit 2026 me një vendim që do të merret, paga do të jetë 500 euro.

Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga një rritje e shpejtë, sipërmarrësit do të jenë të detyruar të rrisin pagën minimale, në vitin e parë s’do të kenë asnjë detyrim tatimor për shtesën.

Janë hapur mbi 300 mijë vende pune, ambicia jonë është pensioni të jetë 400 euro në Shqipërinë 2030 për të gjithë ata që kanë paguar sigurime të plota, pensioni minimal për të gjithë të tjerët që të shkojë në 200 euro”, deklaroi Edi Rama./ Zoom.al

Postime të lidhura