zoom

Të gjitha

Pranga dy shqiptarëve në Angli, kultivonin kanabis me vlerën dhjetëra mijëra paund

Pranga dy shqiptarëve në Angli, kultivonin kanabis me vlerën dhjetëra mijëra paund

Dy shqiptarë që kultivonin kanabis në një banesë në Northampton të Anglisë, u arrestuan.

Klodjan Deda, 27 vjeç dhe Marsel Salla, 22 vjeç u paraqitën në Northampton Croën Court më 23 shtator, të dy të akuzuar për prodhimin e drogës së klasit B.

Në këtë operacion u zbuluan një sërë mjetesh të sofistikuara për kultivimin e drogës, duke përfshirë pajisjet e ngrohjes dhe freskueset. Në banesë që kishte katër dhoma u gjendën gjithsej 79 bimë kanabis.

Pesha e kanabisit që u gjetë është vlersuarë nga ekseperti midis 2,212 g dhe 6,636 g dhe prodhoi një vlerë të vlerësuar me shumicë prej 14,220 £.

Në deklaratën e dhënë nga dy shtetasitë ishte pa koment, pasi nuk kishin njohuri të gjuhës angleze.