zoom

Politikë

Posteri i Belindit/ Berisha: Më duket pak. Ata që vjedhin qytetarët meritojnë më tepër

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur sot në lidhje me posterin e kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, ku shfaqej me gishtat e mesit lartë.

Berisha deklaroi sot ata që vjedhin qytetarët, meritojnë jo gishtin, por shumë herë më tepër.

“Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë jo gishtin, por shumë herë më tepër. Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë çdo formë diskreditimi. Ata që vjedhin qytetarët dhe mbrohen nga Edi Rama dhe drejtësia e tij, atë e kanë pak.
Meritojnë çdo gjë tjetër. Çdo njeri duhet të marrë parasysh, një njeri ka imagjinatën e vet dhe shprehjen e vet.

Po të isha unë, ku e di ç’mund të zgjidhja unë. Ajo më duket pak bile, të them të vërtetën.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe manipulimin mediatik të atyre mafiozëve që flasin në emër të myftive, anonimë.

Erion Veliaj është i përfunduar. Ku ishin këta kur Edi Rama përdori fjalorin më të paimagjinueshëm në parlamentin shqiptar ndaj grave? E tëra është një zhurmë e turpshme elektorale. Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë më shumë se aq,”- deklaroi Berisha./ Zoom.al