Aplikacion
Portieri i Argjentinës, Emiliano “Dibu” Martinez, është shprehur optimist në prag të finales së Kupës së Botës ndaj Spanjës, duke theksuar se forca e skuadrës vjen nga karakteri dhe përkushtimi i lojtarëve.
Gardiani argjentinas u shpreh se shumica e futbollistëve të kombëtares kanë kaluar vështirësi në jetë dhe pikërisht kjo i ka bërë më të fortë në momentet vendimtare.
“Ne jemi rritur në familje punëtore dhe kjo është ajo që na karakterizon. Dua që njerëzit të na kujtojnë si një skuadër që lufton deri në fund, nuk dorëzohet dhe gjen gjithmonë mënyrën për të kapërcyer vështirësitë”, deklaroi Martinez.
Portieri foli edhe për mënyrën se si përballet me presionin në ndeshjet më të rëndësishme të karrierës. Sipas tij, pavarësisht nëse pëson gola apo jo, ai ruan të njëjtën qetësi dhe besim gjatë gjithë lojës.
“Një gol i pësuar nuk ndryshon mënyrën time të të menduarit. Mund të pësoj një apo disa gola, por në aksionin pasues jam sërish i përqendruar. Për mua nuk ka rëndësi nëse është një finale e Botërorit apo një ndeshje mes miqsh. Në fushë jam gjithmonë i njëjti”, u shpreh 33-vjeçari./ Zoom.al