Aplikacion
Finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës do të sjellë përballë për herë të parë dy prej emrave më të spikatur të futbollit, Lionel Messin dhe Lamine Yamalin. Përtej rivalitetit në fushë, një sërë rastësish interesante kanë tërhequr vëmendjen e tifozëve, ku në qendër të tyre qëndron numri 19.
Një nga detajet më të komentuar lidhet me fotografinë ikonike të realizuar 19 vite më parë, ku një Messi i ri mbante në krahë foshnjën Lamine Yamal gjatë një sesioni fotografik të Barcelonës. Sot, dy protagonistët e asaj fotografie do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm të futbollit.
Rastësitë nuk mbarojnë këtu. Të dy futbollistët debutuan në një Kupë Bote në moshën 19-vjeçare dhe në atë turne mbajtën fanellën me numrin 19, përpara se të trashëgonin fanellën legjendare me numrin 10 te Barcelona.
Edhe data e finales duket se i shton simbolikën kësaj historie, pasi sfida vendimtare do të luhet më 19 korrik. Ndërkohë, Argjentina ka realizuar 19 gola gjatë këtij Botërori, ndërsa Yamal ka kontribuar direkt në 18 gola mes realizimeve dhe asistimeve, duke qenë vetëm një hap larg këtij numri simbolik.
Të gjitha këto përkime kanë shtuar edhe më shumë kuriozitetin dhe pritshmëritë për finalen, ku Messi synon të mbyllë karrierën me një tjetër trofe të madh, ndërsa Yamal kërkon të shkruajë historinë në moshë shumë të re./ Zoom.al