Aplikacion
I lodhur nga thashethemet, Lamine Yamal theu heshtjen duke folur për dëmtimin e tij, madje edhe krahasimet me Messin.
Pas barazimit 3–3 kundër Club Brugge, Lamine Yamal foli si për situatën e tij personale ashtu edhe për atë profesionale.
Ylli i ri i Barcelonës donte t’i jepte fund javëve të tëra spekulimesh rreth formës dhe qëndrimit të tij fizik.
“Është thënë shumë për mua dhe të gjitha ishin gënjeshtra. Kam qenë i njëjti si gjithmonë: shumë i lumtur, i përqendruar në punën time, duke u përpjekur të kthehem dhe të luaj në këtë nivel, ku ndihem më mirë dhe e shijoj veten më shumë”, tha anësori, duke e bërë të qartë se fokusi i tij mbetet i paprekur pavarësisht presionit.
Edhe pse shënoi një gol mahnitës pas një asisti të zgjuar nga Fermín López, Lamine pranoi se nuk ishte i kënaqur me rezultatin.
“Ishte një lojë shumë e shpejtë – Fermín e vendosi topin me thembër dhe unë e përfundova mirë, por kam mbetur me ndjesinë se nuk mund të fitonim. Shpresojmë që herën tjetër ta bëjmë“, tha ai me një ton serioz.
Kur u pyet për krahasimet me Lionel Messin, i riu u përgjigj me përulësi: “Messi ka shënuar një mijë gola të tillë. Nuk mund ta krahasoj veten me të. Thjesht po përpiqem të përmirësohem, të bëj rrugën time dhe shpresoj të shënoj shumë të tjerë të tillë.”
Lamine Yamal po tregon jo vetëm talent, por edhe pjekuri përtej moshës së tij. Në mes të presionit, numri 10 i Barçës vazhdon të ndërtojë rrugën e tij – me këmbët në fushë dhe kokën fort në vend.
Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina