zoom

Politikë

Politikani rumun hidhet në koshin e plehrave/ Nishani mesazh Bashës? “Së shpejti edhe në Shqipëri”

Ish-Presidenti Bujar Nishani, i cili ka dalë hapur në mbështetje të Sali Berishës ka rikujtuar sot në Facebook videon e momentit ku protestuesit në Rumani, disa vite më parë, hedhin në koshin e mbeturinave një politikan që e akuzonin si të korruptuar.

Krahas videos, Nishani shkruan se këto skena do t’i shohim edhe qyteteve të Shqipërisë dhe se shqiptarët do të hedhin në kosh simbolet e tradhtisë.

“Besoj se së shpejti këto skena do t’i shohim dhe qyteteve të Shqipërisë. Shqiptarët do ti hedhin në koshin e plehrave simbolet e hajnisë dhe tradhtisë”, shkruan ai.

Nishani, mbështetës i Berishës, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Bashës, megjithatë nuk është e qartë nëse ky mesazh në Facebook ishte një paralajmërim për kryedemokratin.

Nishani u deklarua kundër Bashës që para zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa më pas u bë edhe pjesë e “Grupit për PD-në”, duke kërkuar largimin e kryedemokratit nga drejtimi i PD.