zoom

Aktualitet

Policia sqaron sherrin në Lezhë: Të përfshirë vëllai dhe djali i ish-deputetit Arben Ndoka

Policia sqaron sherrin në Lezhë: Të përfshirë vëllai dhe djali i ish-deputetit Arben Ndoka

Policia e Lezhës ka reaguar zyrtarisht lidhur me një konflikt të ndodhur mesditën e sotme në një lokal të qytetit, ku disa persona janë përfshirë në një përplasje fizike.

Sipas njoftimit të uniformave blu, rreth orës 12:30 janë konfliktuar shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe Nikolin Marku, po 41 vjeç, familjarë me njëri-tjetrin, me shtetasin Gëzim Ndoka, rreth 53 vjeç, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, si dhe me djalin e tij, K. N., rreth 20 vjeç.

Si pasojë e sherrit, dy kushërinjtë kanë pësuar dëmtime trupore dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Pas trajtimit, ata janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku kanë deklaruar se gjatë konfliktit, personat me të cilët u përplasën kanë qenë të armatosur.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa policia po vijon veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave dhe verifikimin e pretendimeve të palëve të përfshira./ Zoom.al

Postime të lidhura