Aplikacion
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një efektiv të Komisariatit të Vlorës, pasi ky i fundit u kap duke drejtuar mjetin e shërbimit nën efektin e alkoolit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, pas një telefonate të një qytetari në sallën operative, i cili raportoi se ishte ndaluar në zonën e Ujit të Ftohtë nga dy punonjës policie që, sipas tij, shfaqën sjellje të papërshtatshme dhe jo profesionale.
Pas verifikimeve, AMP i bëri testin e alkoolit njërit prej punonjësve të patrullës, Inspektorit H. I., i cili rezultoi pozitiv me 0.82 mg/l alkool në frymëmarrje.
Ndërkohë, për efektivin tjetër të patrullës, E. A., është hapur procedim disiplinor dhe pritet të merren masa administrative bazuar në hetimet që po kryhen./ Zoom.al