zoom

Aktualitet

Tiranë/ Tre persona dhunojnë policët

Tiranë/ Tre persona dhunojnë policët

Në Tiranë, tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë goditur efektivët gjatë përpjekjes për t’i shoqëruar në komisariat.

Ngjarja u regjistrua në rrugën “Memo Meto”, ku punonjësit e rendit ndërhymë për shkak të dyshimeve për prishje të qetësisë publike.

Shtetasit J. K., 28 vjeç, R. N., 24 vjeç dhe R. L., 38 vjeç, dyshohet se përdorën dhunë për të shmangur shoqërimin, duke u bërë rezistencë forcave të rendit. Pas incidentit, ata u arrestuan dhe u dërguan në ambientet e Komisariatit Nr. 4./ Zoom.al

Postime të lidhura