zoom

Aktualitet

Sherr masiv në Korçë, punonjësi i Tatimeve dhunon një vajzë

Sherr masiv në Korçë, punonjësi i Tatimeve dhunon një vajzë

Një konflikt i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë Festës së Birrës në Korçë, duke përfunduar me disa të arrestuar dhe të shoqëruar në polici.

Ngjarja nisi pasi një punonjës i Drejtorisë e Tatimeve në Korçë, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur, goditi një punonjëse në një nga stendat e kompanive pjesëmarrëse.

Situata u përshkallëzua shpejt, duke përfshirë edhe persona të tjerë të pranishëm në stendë.

Policia ndërhyri menjëherë, duke shoqëruar rreth 15 persona në komisariat. Gjatë ndërhyrjes, autori që goditi vajzën ka kundërshtuar edhe forcat e rendit.

Pas veprimeve hetimore, policia njoftoi se tre persona u arrestuan, ndërsa shtatë të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë. Hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit vijojnë./ Zoom.al

Postime të lidhura