zoom

Lajme

Po mbahet Konventa e Partisë së Lirisë, çfarë do ndodh me Kryemadhin dhe pritshmëritë

Po mbahet aktualisht Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, ndërsa kryetari që kandidon dhe për postin e Presidentit të partisë, Ilir Meta, ka shkuar më herët në “Pallatin e Kongreseve”.

Ai është takuar përzemërsisht me përfaqësues të PL-së dhe simpatizantë të kësaj partie. Por pritet të ketë edhe debate të forta, teksa ish-presidenti nuk i ka kursyer këto ditë akuzat ndaj SPAK, bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, për të cilën udhëzoi anëtarët të mos e votonin në Kryesi dhe të vetët për nepotizëm dhe rezultate të dobëta.

Zbardhet dhe axhenda e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë. Konventa nisi në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë me dije se i pari që do të hapë fjalën është Edmond Haxhinasto, kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar.

RENDI I DITËS:

-Ora: 10:00 – Mbërritja e delegatëve dhe të ftuarve

-Fillimi i punimeve të Konventës.

-Konventa hapet nga z.Edmond Haxhinasto, Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar.

-Verifikimi i pjesëmarrjes fizike dhe online, si dhe verifikimi i mandateve të delegatëve. (Kryetari i KDK, z.Edmond Haxhinasto)

-Paraqitja për miratim e Kryesisë së Konventës, sipas propozimit të Kryesisë së PL, të datës 24 prill 2024.

-Ftohet Kryesia të zerë vëndet.

-Nderimi i Himnit Kombëtar.

-Propozohet Sekretaria dhe Komisioni Zgjedhor i Konventës miratuar me Vendim të Kryesisë, datë 26.04.2024

-Lexohet dhe miratohet me votim të hapur Rendi i Ditës.

-Himni i Mentor Xhemalit “Për ty Atdhe” (Ftohet në skenë Maksim Xhemali me një fjalë përshëndetëse dhe më pas ftohen të këndojnë të gjithë delegatët dhe të ftuarit)

1. Paraqitja e dokumentit të 5 prioriteteve kryesore të Partisë së Lirisë dhe Ndryshimeve Statutore. (Edmond Haxhinasto, Kryetar i Grupeve të Punës)

2. Fjala e Kryetarit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Metaj

3. Përshëndetjet (online dhe në sallë) të Konventës së Partisë së Lirisë nga personalitete publike vendase dhe të huaja, si dhe përfaqësues të partive mike.

-Edita Tahiri (Ish Zv/Kryeministre e Kosovës)

-Stipe Mesiç (Ish-President i Kroacisë – online)

-Steven Bonnar (Deputet Skocez në Parlamentin Britanik – online)

-Salvatore Lamirata (Ish-Kryetar i Bashkisë Arbëreshe të Shën Mitrit, Kalabri – online)

-Egla Marashi (Themeluese e LRI-së, ish-drejtuese e PL në Lezhë, Michigan, USA – online)

4. Diskutime mbi Dokumentat e 5 prioriteteve të Programit dhe të Statutit.

-Prof. Petraq Milo, Sekretar për Ekonominë dhe Financat.

-Prof. Edmond Panariti, Sekretar për Bujqësinë dhe Ushqimin

-Znj. Erisa Xhixho, NënKryetare dhe deputete e Partisë së Lirisë

-Znj. Silva Caka, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë

-Ambasador Agim Nesho, Zëvendës-Kryetar i Partisë së Lirisë

-Petrit Vasili, NënKryetar dhe deputet i Partisë së Lirisë

-Ramadan Kondi, Sekretar për Çështjen e Pensioneve në Partinë e Lirisë

5. Diskutim mbi propozimet e paraqitura për Programin dhe Statutin.

a. Paraqitja e propozimeve (Znj. Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë)

b. Qëndrimi i Grupit të Punës ndaj propozimeve (Znj. Silva Caka, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë)

6. Votimi i hapur për Dokumentin e 5 Prioriteteve dhe votim i hapur për Statutin.

7. Deklarimi i kandidaturave për President të Partisë së Lirisë dhe Zëvendes-President i Partisë së Lirisë.

a. Ilir Metaj (Kandidat për President)

b. Faik Basha (Kandidat për President)

c. Erisa Xhixho (Kandidate për Zv/Presidente)

d. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente)

e. Miranda Rira (Kandidate për Zv/Presidente)

Kandidaturat paraqiten nga Kryetari i KDK, z. Edmond Haxhinasto.

Fjala e kandidatëve që do të flasin:

a. Faik Basha (Kandidat për President)

b. Erisa Xhixho (Kandidate për Zv/Presidente)

c. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente)

d. Miranda Rira (Kandidate për Zv/Presidente)

8. Procesi i votimit për Presidentin e Partisë dhe ZëvendësPresidenten.

Paraqitja e procedurës nga Kryetari i KDK, z.Edmond Haxhinasto dhe fillimi procesit të votimit sipas Qarqeve. (Lista bashkëlidhur)

9. Diskutime të tjera:

-Me përfundimin e diskutimeve, deklarohet përfundimi i punimeve të Konventës.

Rezultatet e votimit paraqiten pas përfundimit të votimit dhe numërimit, në komunikim të veçantë me median.

/ZOOM.AL/