zoom

Lajme

Akuza tjetër e Metës: SPAK dhe SHISH duan të marrin vulën e Partisë së Lirisë, Dumani të dorëhiqet!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u pyet gjatë intervistës te “Syri TV”, nëse ka prova për një takim midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK, Altin Dumani.

“Faktet nuk do t’i them të gjitha sot. Afërmendsh unë nuk pres nga një prokuror me atë nivel aq mediokër, i cili publikisht thotë që afërmendsh që gjykatat vendosin ato që kërkojmë ne. Ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Të gjithë e dinë që Altin Dumani e ka marrë vetë me qejf marrëveshjen Cez-Dia dhe shumë mirë ka bërë që e ka marrë. Shkoni shikoni kamerat se sa herë ka shkuar është takuar me Kastriot Ismailin për t’i kërkuar që ky të bënte dëshmi të rreme, që ai të dilte nga burgu dhe të ndërtoheshin akuza ndaj meje. I ka kërkuar të mashtrojë të gënjejë”, tha ai.

Meta theksoi se ka një përpjekje për të marrë vulën e Partisë së Lirisë. Sipas tij, këtë përpjekje po e bën SPAK, SHIK-u dhe Engjëll Agaçi, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

“Ka një përpjekje për të marrë vulën e Partisë së Lirisë, për të ja dhënë Edi Ramës. Kjo nuk ndodh. Nëpërmjet SPAK, SHIK-ut, Agaçit. Bashkëpunëtorët e brendshëm janë ata që thonë mos nxirrni Ilir Metën, Tedi Blushin, Petrit Vasilin, Erisa Xhixhon, mos i nxirrni. I di ai. A të kam thënë unë ndonjëherë mos nxirr këtë apo atë? Jo, unë u kam thënë në Partisë e Lirisë që dilni. Dilni dhe më shani dhe mua, nuk ka asnjë problem.

Luan Hajdaraga miku im thoshte; më mirë edhe të shajnë, edhe të bësh gabime, por të ekzistosh në politikë se sa të mos jesh asgjëkundi. Edhe kur bën gabime edhe kur ekziston, me pak mençuri e kthen atë në pozitivitet. Ti nëse nuk ekziston të duhet shumë punë për të hyrë në treg si një produkt i ri. Po nuk qe ti prezent si Parti e Lirisë, do të jenë tjerët’, tha kryetari i Partisë së Lirisë. /ZOOM.AL/