zoom

Lajme

Çudit Meta, thotë se Altin Dumani ka sozi: Nuk i llogaris fare buburrecat!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk i kurseu sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani as këtë të diel.

Megjithatë, në konferencën e sotme, Meta ngriti dyshime për herë të parë se Dumani mund të ketë sozi.

Sipas tij, kreu i SPAK kërkon të ngrejë akuza ndaj tij, por paralajmëroi se ai nuk i trembet drejtësisë, duke shtuar se kjo përballje sapo ka nisur.

“Në qëndrimet e mia ndikojnë vetëm bindjet e mia dhe e vërteta. Për shembull unë juve ju paraqita një deklaratë të zotit Dumani ose të atij që pretendohet se është Dumani se mund të jetë sozia. Ishte deklarata edhe në shqip, edhe në anglisht. Në rast se nuk është Dumani, por sozia e tij, gjë që në këto kohë të operacioneve plastike mund të ndodhë, nëse është kështu unë kërkoj ndjesë.

Nëse ai është Dumani dhe jo sozi e shpikur nga Berisha për të dëmtuar integritetin e SPAK, janë të vërteta informacionet se ky zotëri duke kapur disa laraska kërkon të ngrejë akuza kundër Ilir Metës. Ilir Meta është burrë dhe nuk i llogarit fare buburrecat. Rrethimi i madh ndaj tarallakut sapo ka nisur. Shpresat për asgjësimin e opozitës me burgosjen e Sali Berishës dhe rrethimin e vogël të Ilir Metës kanë përfunduar”, tha Ilir Meta.