zoom

Lajme

Meta: Kush e gënjeu Monikën, s’është Konventë kundër saj! Torollaku thotë se ka punë, por s’ka…

Nuk vonoi edhe përgjigja e kryetarit të PL-së, Ilir Meta, i cili kur u opyet për një vendim përjashtimi, deklaroi se Monika Kryemadhi është deputete dhe anëtare e Komitetit drejtues të partisë së tij.

“Kush e gënjeu Monikën? Si largohet Monika? Monika Kryemadhi është deputete dhe mund të zgjidhet deputete sa herë që të dojë. Ajo ka mbi 20 mijë vota, ka dyfishin e votave, dyfishin e Luçiano Boçit. Ajo është anëtare. Do të luftojmë nepotizmin. Kjo nuk është një konventë kundër Monikës. Të lutem, kur të hipësh atje bashkë me Osmanin, atëherë do të pyesësh. Sa vjeç je? (I drejtohet gazetarit?). Do të garantojmë Shqipërinë me 4 milionë plus.

Nepotizmi është problem i madh për shoqërinë tonë. Do t’i japim fund nepotizmit sepse nepotizimi e solli PL në atë situatë që dëmtoi pluralizmin dhe ndihmoi mafien për fat të keq që të kapë të gjitha pushtetet. Kjo nuk është Konventë kundër Monikës, por për 5 prioritetet për 4 mln shqiptarë plus. Ka punë për të tërë, po s‘ka profesionistë tha ai, ai torollaku, i mori vulën doktorit ai. Do që t’ia marrë edhe partisë së lirisë ai”, tha ai.

Dhe më poshtë ish-presidenti theksoi para nisjes së Konventës:

“Monika Kryemadhi është më e mbrojtura nga neni ndaj nepozitimit sepse duke qenë ish-kryetare e Partisë, duke qenë deputete sot, por edhe nesër kjo varet nga kontributi i saj, ajo është anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, në Kryesi jemi të dy të barabartë. Nëse do që të qëndrojë në Kryesi le të votohemi të dy dhe unë respektoj çdo vendim të forumit të partisë”. /ZOOM.AL/