zoom

Aktualitet

Plumb në kurriz dhe dorë/ Vrasja e biznesmenit në Lushnje, ky është kunati i Muçës që mbeti i plagosur

Personi në foto është Judin Velo, kunati i Bledar Muçës i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në lokalin e tij në qendër të qytetit. Velo ishte së bashku me Muçon në tavolinë, në momentin e atentatit. Ai mori dy plumba, një në kurriz e një në dorë.

Atentatorët, dy persona, janë afruar pranë lokalit me një mjet tip “Golf”, njgyrë blu të errët. Njeri prej tyre ka zbritur nga makina dhe ka zbrazur mbi 20 plumba kallashnikovi në drejtim të Muçës, duke e lënë të vdekur këtë të fundit.

Plumbat kanë kapur edhe kunatin e objektivin, Velon, bashkë më katër persona të tjerë që ndodhen në lokal.

Kujtojmë se Ervis Tafa, Judin Velo, Sara Liçi, Eksara Sauli dhe Majlinda Gjyla janë pesë personat që kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spital, ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Tafa, Velo dhe Liçi mësohet se janë në gjendje të rëndë për jetën, në terapi intensive, ndërsa Sauli e Gjyla ndodhen jashtë rrezikut për jetën.