zoom

Aktualitet

Anila Hoxha jep detaje nga hetimet për tragjedinë e Shkodrës: Dyshohet se kunata s’është e sinqertë

Gazetarja Anila Hoxha zbardhi detaje të reja nga tragjedia e Shkodrës, ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj u mbytën në lumin Buna.

Pista ku po hetohet është ajo e vetëvrasjes në kushte të rënduara psikologjike për shkak të dhunës dhe tradhtisë që Alma kishte zbuluar.

Kafenë e fundit në ditën e tragjedisë Alma e konsumoi me kunatën e saj, e cila ka deklaruar se gjatë qëndrimit bashkë, nuk i ka lënë përshtypje se do të kryente aktin ekstrem, por i ka thënë se po ikte në Durrës me vëllanë.

Mirëpo gazetarja Anila Hoxha tha në “Top Story” se ka dyshime nga grupi hetimor se kunata nuk është treguar e sinqertë.

“Personi kyç në këtë histori është kunata, gruaja e cila ndahet në takimin e fundit, ka dyshime se nuk është e sinqertë, çfarë kanë diskutuar realisht gratë me njëra tjetren, ka dyshime grupi hetimor, se kanë indicet e tyre, gjatë 2 orëve ka patjetër diçka që është thënë e cila ka qenë pika që mbushi gotën, kunata është nën hetim në gjendje të lirë. Një grua e tretë që është historia jashtëmartesore e cila kishte 7 muaj, grupi hetimor vendosi ta pyesë në një moment tjetër sepse ndodhet në një gjendje të rëndua”, tha Anila Hoxha.