zoom

Lajme

Finalja e Champions League, veterani Ronaldinho në Wembley me Rolls Royce rozë

Ai mund të ketë varur këpucët e tij të futbollit prej vitesh, por ende mbetet një superyll i futbollit.  Në moshën 44-vjeçare, Ronaldinho gëzon dashurinë dhe respektin e të gjithëve.

Braziliani, i cili në vitin 2006 fitoi Champions League me Barcelonën, nuk mund të mungonte në Wembley për finalen e Champions.

Tempulli i futbollit botëror do të jetë mikpritës i finales së këtij viti dhe Ronaldinho rrëmbeu shfaqjen me mbërritjen e tij në stadium. Ai u shfaq me një Rolls Royce rozë e cila ishte e markës NIKE. 

Kjo makinë super luksoze është kuruar për Ronnie nga Nike. Është frymëzuar nga partneriteti i tyre i sponsorizimit për një palë këpucë të reja me të njëjtën ngjyrë të ndezur, të cilat Ronaldinho i lansoi teksa luante 5X5 në ‘zemrën’ e kryeqytetit anglez, përkrah fëmijëve.