zoom

Aktualitet

Gruaja hidhet nga ura e Bunës, humb jetën! Gjendet trupi i pajetë

Një grua është hedhur nga ura e Bunës në Shkodër duke i dhënë fund jetës.

Trupi i saj i pajetë është gjetur brenda një kohe të shkurtër dhe është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës.

Pas kqyrjes së trupit rezulton se nuk kishte shenja dhune. Policia dyshon se gruaja është vetëmbytur.

Grupi hetimor vijon hetimet për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje.