zoom

Slider

Real Madrid “mbreti” i Evropës! Mposht Dortmund dhe fiton trofeun e Champions League

Dortmund dhe Real Madrid i përballën në stadiumin Wembi në Londër për trofeun e Ligës së Kampioneve.
Madrilenët u shpallën kampion për herë të 15-të. Ata fituan trofeun e Champions duke mundur Dortmund me rezultatin 0-2.

Dortmund 0-2 Real Madrid

90+5′ Real Madrid fiton Champions League

’83 Vinicius shënon golin e dytë

’74 Nga këndi, Carvajal godet me kokë dhe hap rezultatin! Kalojnë në avantazh madrilenët

’46 Starton pjesa e dytë e ndeshjes, Dortmund dhe Real në kërkim të golit

45′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës pa gola! Asnjëra skuadër nuk gjen rrjetën

35′- Karton i verdhë për Vinicius, ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Kobel

23′ Shtylla i mohon golin Dortmund

21′ Rast i artë për gjermanët, Adeyemi i vetëm përballë Courtois, por nuk shënon

1′ Tifozët futen në fushë dhe vrapojnë drejt lojtarëve për të bërë foto. Ndeshja u ndal për disa momente

Ndeshja ka startuar në orën 21:00 dhe rezultati vazhdon të jetë 0-0, ku Dortmud ka humbur disa mundësi për të shënuar.

Wembley u shndërrua në një arenë koncerti para nisjes së ndeshjes Dortmund-Real, 13 minuta para fillimit të planifikuar. Lenny Kravitz dhuroi shfaqje për tifozët që presin nisjen e sfidës.

Nëse Borussia mund Realin dhe fiton Ligën e Kampionëve, do të vendosë 20 milionë euro në arkat e tyre pasi ky është premium nga UEFA.

Por nëse humbet, atëherë përveç 15 milionëve që do të marrë si finalist, do të shtojë në arkën e tij edhe 25 milionë euro të tjera nga Real Madridi, që është një nga bonuset e transferimit të Bellinghamit në Madrid verën e kaluar!