zoom

Bota

Kryeministrja e Estonisë: Ne nuk kemi plan B, nëse Ukraina bie

Kryeministrja e Estonisë: Ne nuk kemi plan B, nëse Ukraina bie

Estonia e konsideron veten një shtet të vijës së parë, një anëtar i NATO-s, ku rojet e saj kufitare shikojnë përtej lumit Narva në kështjellën ruse të Ivangorod.

Ky shtet i vogël baltik, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, është i bindur se sapo të ndalojnë luftimet në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin do ta kthejë vëmendjen e tij drejt Balltikut, duke kërkuar të kthejë vende si Estonia përsëri nën kontrollin e Moskës.

Për të ndihmuar në shmangien e kësaj mundësie, qeveria e Estonisë ka derdhur para dhe armë në përpjekjet e Ukrainës për luftë, duke dhuruar më shumë se 1% të PBB-së së saj në Kiev.

“Nëse çdo vend i NATO-s do ta bënte këtë,” thotë kryeministrja e çeliktë e Estonisë Kaja Kallas për BBC, “Ukraina do të fitonte.”

Por Ukraina nuk po fiton. Pa artileri, municione, mbrojtje ajrore dhe mbi të gjitha, trupa, Ukraina po përpiqet të mbajë peshën e madhe të fuqisë së zjarrit rus, bombave dhe sulmeve masive.

Kush, pyeta kryeministren Kallas, është plani B i Estonisë nëse Ukraina e humb këtë luftë dhe pushtimi i Rusisë përfundimisht ka sukses?

“Ne nuk kemi plan B për një fitore ruse,” përgjigjet ajo, “sepse atëherë ne do të ndalonim së fokusuari në planin A” – duke ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë pushtimin rus.

“Ne nuk duhet t’i dorëzohemi pesimizmit. Fitorja në Ukrainë nuk ka të bëjë vetëm me territorin. Nëse Ukraina i bashkohet NATO-s atëherë kjo është një fitore sepse do të vendoset nën ombrellën e NATO-s.”