zoom

Lajme

Ora kur duhet të hani darkë për të shmangur dhjamosjen dhe rritjen e sheqerit në gjak

Ngrënia e vakteve gjatë orëve të vona të natës mund të kontribuojë në shtimin e peshës dhe rritjen e sheqerit në gjak, sipas një studimi të botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism

Mbi 2.1 miliardë vlerësohet të jetë numri i të rriturve mbipeshë ose obezë në mbarë botën, duke i bërë të rrezikuar nga problemet shëndetësore si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

Efektet e vakteve të mbrëmjes ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme midis njerëzve dhe varen nga koha e zakonshme e gjumit, duke sugjeruar që disa njerëz mund të jenë më të prekshëm se të tjerët.

“Nëse efektet metabolike që kemi vërejtur me një vakt bëhen kronike, vaktet e mbrëmjes mund të çojnë në pasoja të tilla si diabeti ose obeziteti,” shpjegon autori i studimit Dr. Jonathan C. Jun.

Hulumtuesit morën në studim 20 vullnetarë të shëndetshëm (10 burra dhe 10 gra) për të përcaktuar se si metabolizuan darkën e ngrënë pas orës 22:00 në krahasim me atë të orës 18:00.

Të gjithë shkuan në shtrat në orën 23:00.

Pra, studiuesit zbuluan se nivelet e sheqerit në gjak ishin më të larta dhe sasia e yndyrës së djegur ishte më e vogël në rastin e vaktit të mbrëmjes, edhe kur në të dy vaktet konsumoheshin të njëjtat ushqime në të dyja rastet.

Sipas studiuesve, sa më herët të hamë darkën dhe sa më larg gjumit, aq më pak rrezikohemi nga një rritje e yndyrës në trup, si dhe e sheqerit në gjak.