zoom

Lajme

Besa Kokëdhima, pa sukses – Shqipëria s’e prek dot finalen e Eurovision

Shqipëria ngelet jashtë finales së Eurovision.

Këngëtarja Besa Kokëdhima nuk ia doli dot në natën e dytë të garës të kualifikonte Shqipërinë me këngën e saj “Titan”.

Besa performoi në skenë e veshur me një fustan të gjatë të shndritshëm dhe e shoqëruar me balerinë.

Shtetet që do të përjetojnë magjinë e finales së “Eurovision 2024” janë Franca, Italia, Anglia, Gjermania, Spanja, Suedia, Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu, Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia dhe Armenia.