zoom

Aktualitet

U ekzekutua në mes të Athinës – Kush është Roan Brahimi. Njihet si armik i Ervis Martinajt

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Athinë, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari shqiptar, Roan Brahimi dhe u plagos gruaja e tij, Katerina Beqo.

Shqiptari që u ekzekutua njihet si armik i Ervis Martinajt sepse ai u akuzua si i përfshirë në atentatin ndaj kushëririt të tij, Brilant Martinajt.

Bashkë me Brilant Martinajn humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, të cilët u ekzekutuan egërsisht.

Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Roan Brahimi është shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Lezhë dhe në Laç.

Së fundmi, ai ishte shpallur në kërkim atentatin që u bë ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klinsman Preçi, më 22 korrik 2022. Të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi dhe për pasojë ndërroi jetë Preçi.