zoom

Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit në Lushnje, në total 5 të plagosur, digjet makina e autorëve

Lushnjë- Zbardhen detaje rreth atentati të ndodhur rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit të Lushnjes. Viktima është shtetasi Bledar Muço.

Dy persona i janë afruar me një makinë dhe e kanë qëlluar me breshëri teksa ai ishte i ulur në një kafene së bashku me një mikun e tij.

Nga plumbat kanë mbetur të plagosur shtetasit Judin Velo., 32 vjeç, Ervis Tafa dhe Sara Liçi., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Të plagosur jashtë rrezikut për jetën janë edhe shtetaset E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe.

Në fshatin Thanasaj, Lushnjë, është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve./zoom.al/