zoom

Aktualitet

Xhama të thyer dhe shenja plumbash! Vrasja në Lushnje, çfarë ka mbetur në vendngjarje një ditë pas atentatit

Atentati me mbi 20 plumba i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnje, ndërpreu në mes muzikën tek Bar Pedonale, ku pronari Bledar Muça po pinte kafe. Ai u qëllua me breshëri me disa plumba kallashi ku për pasojë gjeti vdekjen, e bashkë me të mbetën të plagosur edhe disa persona të tjerë.

Të plagosurit Judin Velo, Ervis Tafa, Sara Liçi, E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjithçka ka mbetur një ditë pas atentatit janë njolla gjaku në trotuar e rrugë, xhama të thyer dhe shenja plumbash.

Tavolina ku ndodhej viktima:




Në kohën kur ndodhi aksidenti, zona rreth lokalit ka qenë tejet e populluar dhe gra, fëmije e kalimtarë janë shtrirë në tokë për t’i shpëtuar plumbave, një skenë e ngjashme vetëm në filmat aksion.

Atentatorët, për të cilët nuk ka ende asnjë informacion, kanë qëlluar me një automjet tip Golf 5 ngjyrë të zi dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Viktima ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit, personazh i dosjes “Hakmarrja për Drejtësi” i njohur me nofkën “Mustaqekuqi”.