zoom

Aktualitet

I martuar me mbesën e “Mustaqekuqit”/ Zbulohet lidhja e viktimës me një anëtar bande

Bledar Muçaj, personi që u vra një ditë më parë në Lushnje ishte i martuar me mbesën e shtetasit Roland Shyti, ndërsa njëri nga të plagosurit në atentat, 32-vjeçari Judin Velo, ishte nipi i Roland Shytit dhe kunati i Muçës. Roland Shyti njihet ndryshe edhe si “mustaqekuqi” dhe anëtar i bandës “Hakmarrja për drejtësi”.

Pista e parë ku autoritetet po hetojnë është sulmi për shkak të lidhjes familjare që 40-vjeçari Muçaj ka me anëtarin e bandës së rrezikshme në Lushnje, Roland Shytin.

Dyshohet për tre autorë

Ende nuk ka asnjë të dyshuar për atentatin ndaj Muçës, ku mbetën të plagosur edhe 5 persona të tjerë. Por mësohet se në krim dyshohet se kanë parë pjesë tre autorë, njëri në drejtim të mjetit dhe dy të tjerë si pasagjerë. Muça ishte pronar i lokalit, por mësohet se administronte edhe biznese të tjera.