zoom

Të gjitha

Planifikimi për vrasje ndaj Kurtit/ Pacolli: Është konspiracion

Mes dokumenteve të publikuara pak ditë më parë nga hakerat, rrjedhur nga e-maili i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, u zbulua një planifikim për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Por për ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli, atentati i planifikuar ndaj Kurtit është konspiracion.

Pacolli tha në “Euronews Albania”, se personi i akuzuar si atentator, Prek Kodra, nuk është nga ata përsona që janë të aftë për të kryer diçka të tillë.

“Unë sigurisht, me hidhërim e kam marrë këtë lajm, por mbrëmë është shëndoshur zemra ime, për arsye e kam parë intervistën e atij që është akuzuar për atentatin, kam parë fytyrën e tij, ai njeri nuk është njeri i atentateve.
Unë personalisht nuk besoj se ai njeri as do ketë planifikuar apo folur me dikë që do bëjë ndonjë atentat. Është një konsipracion. Viktimë e konspiracioneve të këtij lloji kam qenë edhe unë disa herë. Mendim im, nuk ka pasur atentat, është një konspiracion”, theksoi ai.