zoom

Aktualitet

Pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Durim Bamit, ish-efektivit të RENEA-s iu gjet një pistoletë gjatë arrestimit! Prangoset edhe shoferi i mjetit

Pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Durim Bamit, ish-efektivit të RENEA-s iu gjet një pistoletë gjatë arrestimit! Prangoset edhe shoferi i mjetit

Policia ka dhënë detaje nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morina, i cili u prangos në Tiranë.

Altin Morina u arrestua teksa udhëtonte me automjet dhe mbante me vete një pistoletë.

45-vjeçari i shpallur në kërkim nga SPAK, për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike“, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu u arrestua edhe shoferi 25 vjeçari me iniciale E. H., për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A. M., 45 vjeç, i shpallur në kërkim nga SPAK, për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike“, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë. Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u arrestua dhe drejtuesi i automjetit me të cilin lëvizte 45-vjeçari, shtetasi E. H., 25 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,”- informon policia.

Ish-efektivi i RENEA-s i shpallur në kërkim nga SPAK më 17 Maj 2024, është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.

Ish-efektivi u arrestua nga policët e Komisariatit nr.2 dhe ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacion “Revanshi” pasi akuzohet si bashkëpunëtor i Durim Bamit në kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës.

Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami, në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.

Altin Morina u arrestua edhe më 14 mars 2023 në zonën e Komunës së Parisit pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip Audi Q8 me 113 mijë euro, një shumë paundësh dhe lekësh me vete. Por, me vendim të gjykatës ish-efektivin e forcave RENEA, u la i lirë në muajin prill të atij viti.

Ai kishte deklaruar se shumat e parave i kishte marrë tek një biznesmen për një hall personal. Ndërkohë në atë kohë mor në pyetje edhe biznesmeni që Morina pretendoi se i dha lekët dhe ai ka pranuar që i ka dhënë paratë.

Postime të lidhura